Aktualitet

Të veshur si policë tentuan të kalonin drogë në Greqi, si u arrestuan pas një muaj hetime 5 të rinjtë nga Korça, shuma

17 Nëntor 2019, 13:29 Nga DOSJA
Të veshur si policë tentuan të kalonin drogë në Greqi,

KORÇË– Pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se tentuan që të kalonin lëndë narkotike përtej kufirit.

Të veshur me disa uniforma me ‘Policia’, të rinjtë tentuan që të trafikonin 37,5 kg kanabis në kufirin e gjelbër me Greqisë, ndërsa me vete kishin edhe 18.550 euro.

Pas një hetimi një mujor në kuadër të operacionit “Kurila”, në prangat e policisë kanë rënë: M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë; A.K, 30 vjeç, banues në Korçë; K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë; B.D, 36 vjeç, banues në Korçë dhe D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërsa në kërkim u shpallën R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”) dhe M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kurila”.

Goditet një rast i tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Sekuestrohen 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia”, si dhe tre automjete.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi një mujor si edhe falë veprimeve të mirëorganizuara, kanë goditur një rast të tentativës së trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kurila”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Si edhe u shpallën në kërkim shtetasit:

Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.

Po vijon puna për kapjen e shtetasve R.T, dhe M.Z, për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona ne korce operacioni kurila arrestohen 5 persona ne korce operacioni kurila

Sondazh

Poll