Politike

Zyrtari i lartë amerikan takohet me kreun e SPAK, Ambasanda e SHBA-ve: Drejtësia e pavarur lufton krimin dhe korrupsionin

Robinson zhvilloi takim me Dumanin për dy orë dhe veç tij, pati takime dhe me disa prokurorë të tjerë.

19 Mars 2024, 11:17 Nga M.B
Zyrtari i lartë amerikan takohet me kreun e SPAK, Ambasanda e SHBA-ve:
Tod Robinson dhe Altin Dumani

TIRANA- Ndihmës Sekretari në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve të SHBA-ve, Tod Robinson, ka zhvilluar sot një takim në SPAK me kreun e këtij institucioni, Altin Dumani. Robinson zhvilloi takim me Dumanin për dy orë dhe veç tij, pati takime dhe me disa prokurorë të tjerë. Në takim mësohet se është folur për punën e prokurorisë dhe mbështetjen e SHBA.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Tiranë ka zbardhur fokusin e bisedimeve Ndihmës Sekretarit amerikan Todd Robinson gjatë takimit me kreun e SPAK. Ambasada shkruan se zyrtari i lartë amerikan ka shprehur mbështetjen për drejtësinë dhe vendosi fokusin tek fundi i pandëshkueshmërisë.

“Në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe drejtues shqiptarë nga agjencitë shqiptare të drejtësisë, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit, transparencën dhe dhënien fund të pandëshkueshmërisë. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë pasi ajo lufton krimin dhe korrupsionin”, shkruan ambasada.

Pas Tiranës, Ndihmës Sekretari Robinson, do të udhëtojë në Prishtinë, në datat 20-22 mars, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

tod robinson spak

Sondazh

Poll