Politike

Dekretimi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura, Tabaku: Hap pas në procesin e përafrimit me BE

Ajo shton më tej se do ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. 

18 Mars 2024, 19:28 Nga r.ll
Dekretimi i Ligjit të Zonave të Mbrojtura, Tabaku: Hap pas në
jorida tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabakur ka reaguar pas dekretimit nga presidenti të ligjit për "Zonat e Mbrojtura".

Tabaku u shpreh në një postim në "X" se dekretimi i këtij ligji është një mundësi e humbur për ta rikthyer ligjin për një debat publik dhe proces ligjor të rregullt.

Gjithashtu shtoi se ky është një hap pas në procesin e përafrimit me Bashkimin Europian dhe tha se do ta dërgojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. 

POSTIMI:

Ligji Dekret i Zonave të Mbrojtura është një mundësi e humbur për të rikthyer ligjin për një debat publik & ligjor të rregullt! Ai një hap pas një procesi të përafrimit me, kundër kushteve BE & kundër gjithë kësaj natyre. Tanimë ligji do shkojë në GJK!

jorida tabaku ligji per zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll