Sport

Futbollisti suedez del nga spitali pas hemoragjisë cerebrale, por ka humbur të folurin dhe lëvizjet!

Më 20 shkurt, suedezi humbi ndjenjat në shtëpinë e tij, pas së cilës u dërgua me urgjencë në spital dhe u lidh me një apparat ventilator. Në atë kohë, ai ishte në koma të induktuar dhe u tha se kishte mpiksje të shumta gjaku në tru.

18 Mars 2024, 22:58 Nga DOSJA
Futbollisti suedez del nga spitali pas hemoragjisë cerebrale, por ka humbur

SUEDI - Futbollisti suedez Kristoffer Olson u largua nga spitali në Kopenhagen dhe u transferua në një qendër rehabilitimi për trajtim të mëtejshëm.

Midtjylland tha se lojtari i sajë Olson vuante nga një sëmundje e rrallë inflamatore e enëve cerebrale dhe ishte transferuar në një qendër rehabilitimi të avancuar për çrregullime neurologjike.

Gjithashtu, Olson nuk është më i lidhur me një ventilator, por funksionet e tij motorike dhe të të folurit nuk janë kthyer ende. Siç thonë mjekët, vlerësohet se rehabilitimi do të zgjasë disa muaj, por është ende herët për ndonjë parashikim.

Kujtojmë se më 20 shkurt, suedezi humbi ndjenjat në shtëpinë e tij, pas së cilës u dërgua me urgjencë në spital dhe u lidh me një apparat ventilator. Në atë kohë, ai ishte në koma të induktuar dhe u tha se kishte mpiksje të shumta gjaku në tru.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll