Sport

Fyerja rraciste e Acerbit, përjashtohet nga kombëtarja, reagon Spalletti!

“Francesco më tha se nuk kishte racizëm. Por ne duhet të kujdesemi gjithmonë për sjelljen tonë. Jo vetëm dy orë në fushë, por edhe 22 të tjerat” – tha Spalletti. Mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi i kësaj situate.

18 Mars 2024, 22:53 Nga DOSJA
Fyerja rraciste e Acerbit, përjashtohet nga kombëtarja, reagon

ITALI - Një skandal i madh tronditi futbollin italian, pasi Francesco Acerbi dyshohet se i adresoi fyerje raciste Juan Jesus gjatë ndeshjes mes Interit dhe Napolit. Për këtë ka reaguar Federata e Futbollit të Italisë dhe e ka larguar Açerbin nga kombëtarja dhe tani e ka bërë të ditur trajneri Luciano Spalletti.

“Të gjithë së bashku qëndruam pas deklaratës. Nuk më pëlqen të jem në këtë pozicion, por duhet të reagojmë ndaj gjërave të tilla. Italia duhej të reagonte, sepse kjo është e rëndësishme për kombin tonë| - tha Spalletti, më pas shtoi:

“Francesco më tha se nuk kishte racizëm. Por ne duhet të kujdesemi gjithmonë për sjelljen tonë. Jo vetëm dy orë në fushë, por edhe 22 të tjerat” –  tha Spalletti. Mbetet të shihet se cili do të jetë përfundimi i kësaj situate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll