Sport

Argjentina pa Messin në miqësoret e SHBA-së, dëmtimi e lë jashtë kombëtares!

Argjentina ka në plan të zhvillojë 2 sfida miqësore më datë 22 dhe 26 Mars. “Albiçelestët” do të përballen ndaj El Salvadorit në Philadelhpia dhe 4 ditë më pas kundër Costa Rica-s në Los Angeles.

18 Mars 2024, 21:10 Nga DOSJA
Argjentina pa Messin në miqësoret e SHBA-së, dëmtimi e

SHBA - Lionel Messi nuk do të marrë pjesë në turneun që përfaqësuesja e Argjentinës do të zhvillojë në SHBA. Mungesa e fituesit të Topit të Artë vjen si pasojë e një dëmtimi të lehtë të futbollistit në këmbën e djathtë.

Kjo është bërë e ditur nga “MLS”, kampionat ku luan kampioni i botës. Liga profesioniste amerikane publikoi listën e futbollistëve që do të jenë të angazhuar me ndeshjet e përfaqësueseve në muajin Mars. Në të mungonte mungonte emri i Lionel Messit.

Argjentina ka në plan të zhvillojë 2 sfida miqësore më datë 22 dhe 26 Mars. “Albiçelestët” do të përballen ndaj El Salvadorit në Philadelhpia dhe 4 ditë më pas kundër Costa Rica-s në Los Angeles.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll