Aktualitet

"Anëtari i bordit miraton projektet e veta në Ministrinë së Kulturës"/ Hervin Çuli: Tmerr, ky person vijon të jetë drejtor

Në postimin e tij në Facebook, Çuli kërkon një përgjigje për rastin nga ministri i Kulturës, Bledi Gonxhe. 

18 Mars 2024, 22:22 Nga r.ll
"Anëtari i bordit miraton projektet e veta në Ministrinë
hervin culi

TIRANË- Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka reaguar sot për një denoncim nga "Piranjat", ku bëhet fjalë për një drejtor i një institucioni teatror publik, njëkohësisht anëtar i Bordit të Projekteve në Ministrinë e Kulturës, kishte aprovuar prej katër vitesh projektet e veta private. 

Çuli thotë është një tmerr që teksa i ka pranuar vetë me zë dhe figurë shkeljet e tij, ky person vijon të jetë ende drejtor. Në postimin e tij në Facebook, Çuli kërkon një përgjigje për rastin nga ministri i Kulturës, Bledi Gonxhe. 

 

"Anëtari i bordit miraton projektet e veta në Ministrinë

Denconimi i Piranjave:

Një nga kapitujt më integrues të procesit ‘Screening’ për në BE, ku ne jemi aktualisht, dhe jo më pak angazhues për nga rëndësia është dhe Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura. Në këtë kuadër, në vitin 2020 Ministria e Kulturës bëri thirrjen e pare për të gjithë organizatat dhe personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj që veprojnë në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore për të paraqitur projekt-propozimet e tyre nën moton: ‘E ardhmja është në origjinë’. Për te vlerësuar projektet qe do pranoheshin, sipas ligjit parashikohej krijimi i nje kolegjiumi prej 5 anëtaresh te cilët do te përzgjidhnin se cilët prej këtyre projekteve do te financoheshin nga ministria e kulturës. Po cilët janë anëtarët e Kolegjiumit që përzgjedhin projektet fituese dhe a i plotësojnë ata kriteret për te qene pjese e vlerësimit?

Në përgjigjet me shkrim që morëm nga ministria e Kulturës, kuptojmë menjëherë se disa nga projektet e paraqitura janë në konflikt të thellë interesi, ku palët përfituese, janë njëkohësisht në rol vlerësues ose ne pozicione te tjera vendimmarrëse. Është disi e ngjashme me një provim ku nxënësi fillimisht përgjigjet përballë katedrës dhe më pas ulet në tavolinë dhe i vendos notën vetes së tij. Gjithashtu mes shumë projekt-propozimeve u ndeshëm disa herë me të njëjtat projekte përfituese të paraqitura nga të njëjtat OJF për çdo vit.

Pra, një lloj monopoli. Si ne rastin e projektit Albania Dance Meeting Festival i propozuar nga shoqata Albania Dance Meeting qe ishte shpallur fitues nga Ministria si në vitin 2021 për shumën 4 milion e 800 mije leke te vjetra, ne vitin 2022 me 5 milion, dhe gjithashtu në vitin 2023 duke përfituar 10 milion e 500 mije leke. Per tu bere konkretë, shoqata Albania Dance Meeting është themeluar me vendim 1814, datë 14.12.1998 me bashkë-themelues zotin Gjergj Prevazi.

Nëse shohim e ministrisë se Kulturës në të cilën janë publikuar emrat e anëtarëve të Kolegjiumit që do të vlerësonin dhe zgjidhnin projektet fituese për vitin 2023 kuptojmë se diçka nuk shkon. Mes emrave është edhe ai i zotit Gjergj Prevazi, përfituesit të projekteve te njëpasnjëshme nëpërmjet shoqatës qe ai drejton.

Në bazë të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga Ministria e Kulturës, rezulton se për tre vite me radhë nga viti 2021, Albanian Dance Meeting ka përfituar në total një shumë prej rreth 21 milion lekësh. Të paktën në një rast, atë të vitit 2023 zoti Prevazi është në konflikt të hapur interesi, sepse njëkohësisht ka aplikuar me shoqatën e tij, dhe më pas ka miratuar projektin duke qenë anëtar i Kolegjiumit.

Njëkohësisht, edhe nëpërmjet një tjetër shoqate të quajtur Albanian Dance Theatre & Co, në të cilën zoti Prevazi është drejtues, ka fituar projekte të njëpasnjëshme nga thirrjet e Ministrisë. Le ta bejme më të qartë: Në një thirrje të vetme për projekte, ai fiton në të dy krahët.

 

hervin culi piranjat

Sondazh

Poll