Aktualitet

Aksidenti tragjik në Itali/ Shkon në 3 numri i shqiptarëve të vdekur, trupi i 33 vjeçarit gjenden 300 m larg vendngjarjes

Ka qenë e dashura e tij, e cila ka denoncuar në polici se nuk kishte asnjë informacion për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

18 Mars 2024, 22:05 Nga r.ll

Aksidenti tragjik në Itali/ Shkon në 3 numri i shqiptarëve

ITALI- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur dy ditë më parë në Itali ku humbën jetën Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos rëndë 28-vjeçari Enrik Nikolla.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se një tjetër viktimë është shënuar nga ky aksident, trupi i të cilit është gjetur 300 metra nga vendi ku u përplas makina tip BMW dhe më pas shpërtheu në flakë. Mësohet se viktima tjetër është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ka qenë e dashura e tij, e cila ka denoncuar në polici se nuk kishte asnjë informacion për partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e viktimave të aksidentit.

Aksident ndodhi përgjatë rrugës, Casilina, mes Colleferro dhe Anagni pak pas orës 22:00 të së shtunës, ku shqiptarët po udhëtonin me një BMW të zezë në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë. Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje, por në fakt dhe vetë mjeti rezultonte i vjedhur. Mediat italiane shkruajnë se të rinjtë janë të dënuar më parë për krime pronësie.

aksident ne itali marian kola blerim niha enrik nikolla

Sondazh

Poll