Bota

VIDEO/ Punonjësi i kopshtit zoologjik në Afrikën e Jugut sulmohet nga krokodili gjigant

Incidenti ndodhi kur punonjësi po e prekte me një shkop krokodilin që në fillim dukej i qetë, e në prapavijë kishte shumë vizitorë në kopshtin zoologjik në Durban.

18 Mars 2024, 21:17 Nga E. D

VIDEO/ Punonjësi i kopshtit zoologjik në Afrikën e Jugut sulmohet

AFRIKA E JUGUT- Punonjësi i një kopshti zoologjik në Afrikën e Jugut për pak sa nuk mbeti pa organin gjenital, kur krokodili gjigant iu vërsul dhe e kafshoi mes këmbëve.

Incidenti ndodhi kur punonjësi po e prekte me një shkop krokodilin që në fillim dukej i qetë, e në prapavijë kishte shumë vizitorë në kopshtin zoologjik në Durban

Krokodili i Nilit, reptili më i madh në botë me kafshimin më të fuqishëm krejt befasisht i vërsulet punonjësit të kopshtit zoologjik të cilin e kafshon në këmbë.

Njerëzit që ishin të pranishmit mbetën të habitur dhe bërtisin për ndihmë derisa punonjësi i kopshtit bëri të pamundurën për ti shpëtuar rrezikut.  Krokodili me 64 dhëmbë, në një moment e lëshon dhe punonjësi largohet me shpejtësi nga ai.

Punonjësi i kopshtit zoologjik si pasojë e këtij sulmi ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Victoria për t’iu nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

punonjësi i një kopshti zoologjik

Sondazh

Poll