Bota

Al Jazeera ngre akuza ndaj ushtrisë izraelite, shkak dhunimi dhe arrestimi i një prej gazetarëve të saj

Një burim pranë këtij televizoni duke folur në kushte anonimiteti tha se pesë persona të tjerë u arrestuan, përfshirë kameramanin e Algoul, ndërsa automjeti i tyre u shkatërrua nga një tank izraelit.

18 Mars 2024, 20:44 Nga S.N
Al Jazeera ngre akuza ndaj ushtrisë izraelite, shkak dhunimi dhe arrestimi
Foto Ilustrim

 

KATAR- Televizioni  Al Jazeera i Katarit akuzoi sot ushtrinë izraelite për rrahjen dhe arrestimin e një prej gazetarëve të saj, Ismail Alghul, gjatë operacionit në Spitalin Al Shifa , në qytetin e Gazës.

“Ushtria pushtuese rrahu ashpër gazetarin e Al Jazeera, Ismail Algoul dhe më pas e arrestoi atë, në kompleksin e spitalit Al Shifa”, tha televizoni në një postim në platformën X.

Një burim pranë këtij televizoni duke folur në kushte anonimiteti tha se pesë persona të tjerë u arrestuan, përfshirë kameramanin e Algoul, ndërsa automjeti i tyre u shkatërrua nga një tank izraelit.

“Al Jazeera kërkon lirimin e menjëhershëm të korrespondentit të saj dhe gazetarëve të tjerë të arrestuar me të dhe mban forcat okupuese përgjegjëse për sigurinë e tyre”, shtoi kanali televzi në deklaratën e tij.

Në shkurt, Al Jazeera akuzoi Izraelin se kishte në shënjestër sistematikisht punonjësit e saj në Gaza. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve me qendër në New York, të paktën 95 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ku 90 prej tyre ishin palestinezë

al jazeera izrael gazetaret

Sondazh

Poll