Bota

Zëdhënësi i DASH: Zgjedhjet në Rusi nuk ishin demokratike, nuk do të ketë telefonatë urimi nga SHBA

I pyetur nëse Washingtoni do të refuzonte të njihte rezultatin e votimit, siç po kërkojnë disidentët rusë, zëdhënësi tha: Unë mendoj se mund të themi se ndoshta nuk do të ketë një telefonatë urimi nga Shtetet e Bashkuara.

18 Mars 2024, 21:07 Nga S.N
Zëdhënësi i DASH: Zgjedhjet në Rusi nuk ishin demokratike,
Vedant Patel

SHBA- Washingtoni ka njoftuar se votimi që çoi në rinovimin e mandatit të Vladimir Putin nuk ishte i lire dhe se Putin nuk do të ketë një telefonatë urimi nga SHBA.

"Ishte një proces tepër jodemokratik," u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

I pyetur nëse Washingtoni do të refuzonte të njihte rezultatin e votimit, siç po kërkojnë disidentët rusë, zëdhënësi tha: Unë mendoj se mund të themi se ndoshta nuk do të ketë një telefonatë urimi nga Shtetet e Bashkuara. Ai foli për një votim nën detyrim, për mungesë të ndonjë kundërshtari të vërtetë politik, mes shtypjes së çdo zëri kundërshtues.

“Rusët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe aftësinë për të zgjedhur nga një grup kandidatësh që përfaqësojnë një gamë të gjerë pikëpamjesh të ndryshme," tha ai.

shba rusi

Sondazh

Poll