Bota

"Ata nuk janë njerëz, janë kafshë"/ Donald Trump sulmon brutalisht emigrantët e paligjshëm meksikanë (VIDEO)

Ish-presidenti pohoi se disa nga kriminelët, veçanërisht nga banda MS-13, të cilët kalojnë kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës nuk janë njerëz.

18 Mars 2024, 20:38 Nga S.B
"Ata nuk janë njerëz, janë kafshë"/ Donald Trump
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë të qarta pikëpamjet e tij në lidhje me emigrantët e paligjshëm meksikanë në një fjalim në Ohio, teksa i quajti ata "kafshë". Ish-presidenti pohoi se disa nga kriminelët, veçanërisht nga banda MS-13, të cilët kalojnë kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës nuk janë njerëz.

Këto pikëpamje ai i shprehu tashmë që nga fushata e vitit 2016, kur i etiketoi emigrantët meksikanë kriminelë si "përdhunues" dhe ky qëndrim u ngurtësua vetëm gjatë viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa ai u përpoq të shtynte ndërtimin e një muri kufitar.

"Unë mendoj se në disa raste ata nuk janë njerëz. Ata janë kafshë, por nuk mund ta them këtë sepse e majta radikale thotë se kjo është një gjë e tmerrshme për të thënë." deklaroi Trump.

Më pas, në një pikë tjetër të fjalimit të tij, Trump kritikoi ato që ai i konsideron si planet kineze për të prodhuar automjete në Meksikë dhe për t'ua shitur ato amerikanëve në një komplot madhështor duke përzier dy nga objektivat e tij politikë në të njëjtin sulm.

donald trump emigrantet meksikane

Sondazh

Poll