Bota

Putin: Krimea nuk është thjesht një territor i rëndësishëm strategjik, por krenaria e Rusisë

Putin theksoi se këta njerëz e kanë ruajtur besimin e tyre në atdheun gjatë dekadave.

18 Mars 2024, 19:41 Nga E. D
Putin: Krimea nuk është thjesht një territor i
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin, duke folur në një shfaqje tubuese kushtuar 10 vjetorit të ribashkimit të Krimesë me Rusinë tha se krimea nuk është thjesht një territor i rëndësishëm strategjik por më e rëndësishmja janë njerëzit që nuk e kanë ndarë kurrë veten nga Rusia

"Krimea nuk është thjesht një territor i rëndësishëm strategjik; nuk është vetëm historia jonë, traditat tona dhe krenaria e Rusisë. Më e rëndësishmja, Krimea është popull: populli i Sevastopolit dhe populli i Krimesë. Ata janë krenaria jonë!" tha lideri rus.

Putin theksoi se këta njerëz e kanë ruajtur besimin e tyre në atdheun gjatë dekadave. Gjithashu putin tha se ata nuk janë ndarë kurrë nga Rusia dhe pikërisht kjo ka bërë të mundur që Krimi të kthehet në familjen tonë të përbashkët.

vladimir putin

Sondazh

Poll