Bota

Netanyahu drejtuar Bidenit: Izraeli është i vendosur të arrijë të gjitha objektivat e luftës në Gaza

Joe Biden, i cili mbështeti pothuajse pa kushte Izraelin pas sulmit të 7 tetorit, po distancohet gjithnjë e më shumë nga Benjamin Netanyahu.  

18 Mars 2024, 19:40 Nga S.N
Netanyahu drejtuar Bidenit: Izraeli është i vendosur të
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Presidentit të SHBA Joe Biden se Izraeli është i vendosur të arrijë të gjitha objektivat e luftës në Gaza, duke përfshirë neutralizimin e Hamasit, lirimin e të gjithë pengjeve dhe sigurimin që Gaza nuk do të përbëjë tani një kërcënim për Izraelin, ndërsa jep, sipas një deklarate nga zyra e tij. 

Telefonata mes presidentit amerikan dhe kryeministrit izraelit më herët sot ishte e para pas një muaji, sipas Shtëpisë së Bardhë. Joe Biden, i cili mbështeti pothuajse pa kushte Izraelin pas sulmit të 7 tetorit, po distancohet gjithnjë e më shumë nga Benjamin Netanyahu.
 
Së fundmi, presidenti amerikan tha se Netanyahu "po i bën më shumë dëm sesa mirë" vendit të tij me mënyrën se si po e trajton luftën në Gaza, ku viktimat civile po rriten dhe kriza humanitare po përkeqësohet. Joe Biden mbështeti gjithashtu si një fjalim të mirë ndërhyrjen e fundit të presidentit të Senatit Chuck Schumer, i cili bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael.

Washingtoni është veçanërisht i shqetësuar për sulmin që Netanyahu dëshiron të nisë kundër Rafahut, “për të neutralizuar radhët e fundit të Hamasit”, ndërkohë që 1.5 milionë njerëz janë të bllokuar në këtë zonë të pjesës jugore të enklavës palestineze. Dje, kryeministri izraelit paralajmëroi se “presioni ndërkombëtar” nuk do ta pengojë atë të nisë këtë sulm, i cili nuk do të bëhet me popullsinë e bllokuar në zonë.

benjamin netanyahu joe biden izrael shba

Sondazh

Poll