Bota

Petkoviç pas deklaratës së Vjosa Osmanit për dinarin serb: Nuk është arritur asnjë marrëveshje

Presidentja e Kosovës ditën e sotme deklaroi se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë duke thënë se ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë diskutim.

18 Mars 2024, 18:13 Nga DOSJA
Petkoviç pas deklaratës së Vjosa Osmanit për dinarin serb:
Foto Ilustrim

SERBI- Drejtroi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Peter Petkoviç, e ka cilësuar dhe akuzuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani si gënjeshtare, pas deklaratave të saj për çështjen e dinarit serb. 

Petkoviç thotë se nuk është arritur asnjë marëveshje për dinarin, duke hedhur poshtë deklaratën e Omsanit.

"Çfarë do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur, dhe ata që janë të fortë dhe të fuqishëm po bëjnë vetëm se po i imponojnë zgjidhje popullit serb në Kosovë dhe Metohi", tha ai.

Presidentja e Kosovës ditën e sotme deklaroi se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë duke thënë se ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë diskutim.

 

peter petkovic vjosa osmani dinari serb

Sondazh

Poll