Bota

Joe Biden telefonatë me Netanyahun, biseda u përqëndrua tek situata në Rafah

Telefonata ishte e para mes tyre që nga 15 shkurti dhe vjen teksa tensionet mes Izraelit dhe SHBA-së po rriten lidhur me trajtimin e luftës në Gaza nga Netanyahu.

18 Mars 2024, 18:27 Nga S.N
Joe Biden telefonatë me Netanyahun, biseda u përqëndrua tek
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka pasur një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ku diskutuan  për situatën në Rafah dhe përpjekjet për të rritur ndihmën humanitare për Rripin e Gazës, tha Shtëpia e Bardhë.

Telefonata ishte e para mes tyre që nga 15 shkurti dhe vjen teksa tensionet mes Izraelit dhe SHBA-së po rriten lidhur me trajtimin e luftës në Gaza nga Netanyahu.

“Presidenti Biden foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për zhvillimet e fundit në Izrael dhe Gaza, duke përfshirë situatën në Rafah dhe përpjekjet për të rritur ndihmën humanitare për Gazën”, tha Shtëpia e Bardhë.

Në një fjalim të enjten, presidenti i Senatit Chuck Schumer, një mbështetës i vendosur i Izraelit dhe zyrtari më i lartë i zgjedhur hebre, bëri thirrje për zgjedhje të reja në Izrael, duke thënë se Netanyahu është një pengesë për paqen.

Joe Biden të nesërmen mbështeti qëndrimin e Schumer, duke thënë se ai i bën jehonë shqetësimeve të shumë amerikanëve. Netanyahu u përgjigj me hapa dje, duke thënë për CNN se intervista e Schumer ishte krejtësisht e papërshtatshme.

Kryeministri izraelit përsëriti gjatë një takimi të kabinetit të dielën se forcat izraelite do të sulmojnë Rafah, pavarësisht presionit ndërkombëtar mbi Izraelin për të shmangur viktima të mëtejshme civile.

 

benjamin netanyahu joe biden

Sondazh

Poll