Bota

Zyrtari i lartë ukrainas: Deklarata e Putin për krijimin e një zone neutrale, shenjë se Moska planifikon të përshkallëzojë luftën

Putin la të hapur mundësinë e krijimit të një zone neutrale në fjalimin e tij të rizgjedhjes të dielën dhe Kremlini tha sot se kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur Rusinë nga sulmet ukrainase.

18 Mars 2024, 17:43 Nga S.N
Zyrtari i lartë ukrainas: Deklarata e Putin për krijimin e një
Mykhailo Podoliak

UKRAINË- Një zyrtar i lartë ukrainas tha sot se ideja e presidentit rus Vladimir Putin për krijimin e një zone neutrale brenda territorit ukrainas është një shenjë e qartë se Moska planifikon të përshkallëzojë luftën.

Putin la të hapur mundësinë e krijimit të një zone neutrale në fjalimin e tij të rizgjedhjes të dielën dhe Kremlini tha sot se kjo ishte mënyra e vetme për të mbrojtur Rusinë nga sulmet ukrainase.

"Kjo është një deklaratë e qartë se lufta do të përshkallëzohet,"  tha  këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak.

“E gjithë kjo është dëshmi e qartë se Federata Ruse nuk është e gatshme të hyjë në marrëdhënie moderne, sociale dhe politike, duke marrë parasysh të drejtat sovrane të vendeve të tjera”, shtoi ai.

Ukraina ka thënë se po përdor armët e veta për të goditur objektivat brenda territorit rus. Disa nga aleatët e saj, si SHBA-ja, i japin asaj armatim me kusht që të mos përdoret brenda Rusisë. Kievi javën e kaluar rriti sulmet e tij ndaj rafinerive në Rusi, ndërsa grupet paraushtarake nisën sulme nga toka ukrainase në Rusinë perëndimore.

ukraina rusia

Sondazh

Poll