Bota

Bandat kriminale rrëmbejnë 87 persona në Nigeri

Rrëmbimet nga bandat kriminale që kërkojnë pagesa për shpërblim janë bërë një dukuri pothuajse e përditshme në Nigeri, veçanërisht në veri, me autoritetet në dukje të pafuqishme për t'i ndaluar ato.

18 Mars 2024, 17:24 Nga E. D
Bandat kriminale rrëmbejnë 87 persona në Nigeri
foto ilustruese

NIGERI- Persona të armatosur në Nigeri kanë rrëmbyer të paktën 87 persona, përfshirë gra dhe fëmijë në shtetin Kaduna, në një sulm të ri pasi një bandë e armatosur kapi 286 studentë dhe staf nga një shkollë në fillim të marsit.

Rrëmbimet nga bandat kriminale që kërkojnë pagesa për shpërblim janë bërë një dukuri pothuajse e përditshme në Nigeri, veçanërisht në veri, me autoritetet në dukje të pafuqishme për t'i ndaluar ato.

Zëdhënësi i policisë së Kaduna, Mansur Hassan, konfirmoi incidentin në fshatin Kajuru Station të dielën mbrëma, por nuk mundi të jepte një shifër të të zhdukurve. Ai tha se agjentët e sigurisë ishin vendosur në përpjekje për të shpëtuar fshatarët. Ndërasa Tanko Wada Sarkin, një kryetar fshati, tha se 87 njerëz u kapën.

Banorët thanë se burra të armatosur të veshur me uniformë ushtarake mbërritën në fshat të pazbuluar sepse kishin parkuar motoçikletat e tyre larg fshatit.

"Ne ishim jashtë shtëpive tona duke biseduar dhe papritmas u shfaqën banditë, duke rrahur dhe qëlluar," tha një qytetar.

dhuna në nigeri

Sondazh

Poll