Bota

Arrestohet YouTuberi indian, solli në një festë helm gjarpërinjsh që u përdor në vend të drogës

Policia nisi një hetim dhe mori në pyetje pesë persona të dyshuar për kontrabandë gjarpërinjsh, të cilët emëruan Yadav si organizatorin e dyshuar të festave dhe furnizimit me helm gjarpërinjsh.

18 Mars 2024, 17:44 Nga E. D
Arrestohet YouTuberi indian, solli në një festë helm
fotot ilustruese

INDI- YouTuberi Indian Elvish Yadav është arrestuar pasi dyshohet se ka furnizuar me helm gjarpërinjsh për tu përdorur si një drogë gjatë një feste. Një festë në të cilën ai ishte në nëntor u bastis me dyshimin se helmi i gjarprit po përdorej si drogë nga pjesëmarrësit në festë.

Policia nisi një hetim dhe mori në pyetje pesë persona të dyshuar për kontrabandë gjarpërinjsh, të cilët emëruan Yadav si organizatorin e dyshuar të festave dhe furnizimit me helm gjarpërinjsh.

Yadav, i cili fitoi Big Brother, Bigg Boss OTT, mohoi të gjitha akuzat, ai tha se do të bashkëpunojë plotësisht me policinë. Nëntë gjarpërinj, përfshirë kobra, u gjetën nga festa së bashku me 20 ml helm gjarpërinjsh, tha transmetuesi.

Yadav tani i është caktuar 14 ditë paraburgim gjyqësor, katër muaj pasi u mor në pyetje për herë të parë. Rasti doli në pah pas një ankese nga organizata e mirëqenies së kafshëve People For Animals që pretendonte se Yadav dhe të tjerët po xhironin video me gjarpërinjtë dhe helmin e gjarpërinjve. 

Sipas një studimi të vitit 2022 në Journal of Forensic and Legal Medicine, ka pasur shqetësime në lidhje me përdorimin e vemonit të gjarprit si ilaç.

elvish yadav

Sondazh

Poll