Art&Argëtim

VIDEO/ Sherr i dhunshëm në koncertin e Kanye West, plagoset rëndë transgjinorja

Vajza u grushtua disa herë në fytyrë dhe goditjet e lanë atë plotësisht të gjakosur.

18 Mars 2024, 17:59 Nga S.B
VIDEO/ Sherr i dhunshëm në koncertin e Kanye West, plagoset
Kanye West

SHBA- Paraqitja e reperit Kanye West në Rolling Loud duket se ka shkaktuar një përleshje masive duke përfshirë një vajzë të dyshuar si transgjinore e cila u rrah rëndë nga një djal. Ky filmim po bën xhiron e rrjetit, dhe tregon këtë vajzë duke u konfliktuar me një djalë, e cila më pas shpërthen në një përleshje gjithëpërfshirëse me pjesëmarrësit e tjerë të koncertit.

Vajza u grushtua disa herë në fytyrë dhe goditjet e lanë atë plotësisht të gjakosur. Një grup fansash duken teksa shtyjnë vajzën që të vazhdojë sherrin duke inkurajuar kaosin dhe duke bërtitur "WorldStar".

Ndërsa sherri vazhdon vajza goditet gjithnjë e më shumë duke përfunduar në tokë. Pas disa ndërhyrjeve konflikti ndalet dhe pjesa tjetër vazhdojnë festën. Nuk është bërë ende e qartë nëse ka patur arrestime, por incidenti është komentuar shumë në rrjetet sociale duke e cilësuar si një sherr të shëmtuar dhe denigrues.

kanye west koncert sherr ne koncert

Sondazh

Poll