Art&Argëtim

Kylie Jenner tregon lockscreen-in e telefonit të saj, fotoja zbulon ndarjen nga Timothee

Në foto, Stormi dhe Aire dukeshin të qeshur së bashku.

18 Mars 2024, 16:43 Nga S.B
Kylie Jenner tregon lockscreen-in e telefonit të saj, fotoja zbulon ndarjen
Kylie Jenner

SHBA- Themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Kylie Jenner ka emocionuar fansat e saj pasi ndau papritur foton e ekranit të telefonit. Ylli i ‘Kardashians’ ndau pamjet nga prapaskenat e festës së saj në Los Angeles.

Në videon gati dy minutëshe, Kylie, 26 vjeç, kombinoi fustanin e saj të kuq me një çantë të zezë ndërsa festonte lansimin e parfumit të ri, Cosmic. Me përjashtim të disa fijeve kaçurrela, ylli i Hulu i kishte stiluar flokët në modelin e saj ikonik.

Kylie Jenner tregon lockscreen-in e telefonit të saj, fotoja zbulon ndarjen
Kylie Jenner

Nëna e dy fëmijëve kishte një fotografi të Stormi dhe Aire si foto lockscreen-i. Në foto, Stormi dhe Aire dukeshin të qeshur së bashku.

"Nata më e mirë për të festuar COSMIC. Parfumi im i parë," ka shkruar ajo.

Ndërrimi i fotos së lockscreen për fansat ishte një mesazh i qartë për ndarjen nga i dashuri, aktori Timotheé Chalamet. Disa muaj më parë fotoja e telefonit të Kylie u bë virale, ku aty dukeshin Kylie dhe Timothee ku ky i fundit e puthte në faqe.

Kylie Jenner tregon lockscreen-in e telefonit të saj, fotoja zbulon ndarjen
Kylie Jenner

kylie jenner timothée chalamet

Sondazh

Poll