Art&Argëtim

VIDEO/ Bianca Censori guxon sërish me veshjen, shfaqet në prani të nënës së saj

Modelja 29-vjeçare zgjodhi një mini-fustan rozë të hapur, pa reçipeta dhe aksesorë me rripa kristali që zgjateshin deri në pjesën e poshtme të shpinës.

18 Mars 2024, 14:49 Nga S.B
VIDEO/ Bianca Censori guxon sërish me veshjen, shfaqet në prani
Bianca Censori

SHBA- Arkitektja australiane Bianca Censori, mori vëmendjen edhe një herë me zgjedhjen e saj të guximshme të veshjes, ndërsa ishte duke bërë pazar me nënën e saj Alexandra. Modelja 29-vjeçare zgjodhi një mini-fustan rozë të hapur, pa reçipeta dhe aksesorë me rripa kristali që zgjateshin deri në pjesën e poshtme të shpinës.

E shoqëruar nga mamaja e saj, e cila ishte e veshur në mënyrë më serioze me një fustan të zi dhe taka, dyshja vizituan një dyqan kozmetike në zonën e Chatsworth. Censori e kompletoi look-un e saj me geta të tejdukshme deri tek gjuri dhe taka Prada, ndërsa flokët e saj të errët i mbajti të kapura në një topuz të ulët.

Raportet sugjerojnë se babai i Bianca, Leo Censori, është i shqetësuar për ndikimin e West në sensin e modës së vajzës së tij. Pavarësisht polemikave rreth zgjedhjeve të saj të modës, Bianca vazhdon të bëjë dalje të guximshme me stilin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by WHOOPSEE (@whoopsee.it)

bianca censori kanye west

Sondazh

Poll