Art&Argëtim

Scott Disick fotografohet me një grua misterioze pas ndryshimit drastik në pamje

Disick, nga ana tjetër, u shfaq i veshur me një xhaketë të zezë, këmishë kafe, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

17 Mars 2024, 22:44 Nga h.k
Scott Disick fotografohet me një grua misterioze pas ndryshimit drastik
Foto ilustruese

SHBA-Scott Disick mori vëmendje duke dalë nga një klub nate të premten me një grua misterioze. Ylli i “KUWTK” i cili ka bërë një ndryshim drastik në pamje u pa i ulur në pjesën e pasme të një sprinteri pranë gruas së panjohur, e cila kishte veshur një fustan ngjyrë kafe dhe taka të zeza me rripa.

Disick, nga ana tjetër, u shfaq i veshur me një xhaketë të zezë, këmishë kafe, pantallona të zeza dhe atlete të bardha.

Në dhjetor, babai i tre fëmijëve, që ka një listë të gjatë të ish-të dashurave, u pa për herë të fundit në një takim plazhi në St. Barts me ish të dashurën e tij, Chloe Bartoli.

Dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2006, pak para se ai të fillonte të merrej seriozisht me Kourtney Kardashian.

Themeluesja e “Poosh”, 44 vjeçe dhe Disick, 40 vjeç, qenë bashkë për shumë vite. Ata kanë tre fëmijë: Mason, 14 vjeç, Penelope, 11 vjeçe dhe Reign, 9 vjeçe.

scott disick

Sondazh

Poll