Art&Argëtim

Sydney Sweeney shfaqet e mbuluar në gjak, çfarë po ndodh me të?

Lajmi për xhirimet e ‘Immaculate’ u zbulua për publikun në tetor të vitit 2022, kur aktorja e ‘Euphoria’ u përfshi për herë të parë me projektin.

18 Mars 2024, 16:16 Nga S.B
Sydney Sweeney shfaqet e mbuluar në gjak, çfarë po ndodh me
Sydney Sweeney

SHBA- Aktorja e njohur Sydney Sweeney promovoi filmin e saj të ardhshëm ‘Immaculate’ duke shpërndarë një foto dhe një video në llogarinë e saj në Instagram. Në klipin e saj, fytyra dhe duart e aktores 26-vjeçare ishin të mbuluara me gjak të rremë teksa ajo punonte për këtë film.

Veprimet e yllit të ‘The White Lotus’ duket se i kanë argëtuar shumë miqtë e saj, të cilët qeshën me gjithë zemër ndërsa xhironin videon. Lajmi për xhirimet e ‘Immaculate’ u zbulua për publikun në tetor të vitit 2022, kur aktorja e ‘Euphoria’ u përfshi për herë të parë me projektin.

Përveç interpretimit në film, Sweeney, si dhe i fejuari i saj Jonathan Davino, shërbyen si dy nga producentët e tij. Filmi i drejtuar nga Michael Mohan përqendrohet tek një grua që merr një rol në një manastir italian dhe më pas zbulon sekrete të errëta në shtëpinë e saj të re.

Premiera botërore e ‘Immaculate’ u zhvillua të martën e kaluar gjatë festivalit South By Southwest në Austin, Teksas.  Sweeney kohët e fundit foli për The Hollywood Reporter dhe kujtoi se shumë nga fansat e saj të Euphoria kishin kërkuar që ajo të provonte aktrimin e saj në zhanrin horror. Publikimi i gjerë i Immaculate aktualisht është planifikuar të bëhet më 22 mars.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sydney Sweeney (@sydney_sweeney)

sydney sweeney immaculate

Sondazh

Poll