18 Mars 2024, 14:22
Nga S.B
foto ilustruese
KORÇË- Arrestohet një person dhe procedohen penalisht pesë të tjerë në Korçë. Mësohet se arrestimi i një 46-vjeçari ka ardhur si pasojë e mosbindjes ndaj urdhrit të policisë për të ndaluar automjetin, të cilin e ngiste në gjendje të dehur.
Pesë rastet e procedimeve penale në gjendje të lirë kanë ardhur si pasojë e kryerjes së veprave penale si braktisja e fëmijëve, prerja e druve kundra ligjit, kanosja, dhuna fizike si dhe vjedhja e bagëtive. Me rastet e mësipërme për detaje të mëtejshme do të merret Prokuroria e Korçës.
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin pas verifikimeve rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Helmës, pasi dyshohet se ka prerë një sasi drush, në mënyrë të kundërligjshme.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. H., 57 vjeç dhe A. H., 27 vjeç, të dy banues në Maliq, pasi dyshohet se kanë fyer, kanosur dhe goditur me grushte, një 58-vjeçar;
-A. K., 41 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi në fshat, dyshohet se i ka vjedhur 2 bagëti të imëta, një 61-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
korce arrestime ne korce
Aktualitet
18 Mars 2024, 14:15
M.B
Aranit Arapi dhe e mitura
DIVJAKA- 14-vjecarja që u martua me 35-vjeçarin nga Divjaka, ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin...
Aktualitet
18 Mars 2024, 13:59
M.B
Arbër Paplekaj
TIRANA- Ka nisur seanca gjyqësore ndaj për ish-oficerin e RENEA-s Arbër Paplekajn, i cili akuzohet pë...
Aktualitet
18 Mars 2024, 13:50
Vangjush Dako
TIRANË- Është shtyrë seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Mësohet se s...
Aktualitet
18 Mars 2024, 13:14
N.F
Lavdosh dhe Lefteri Begaj
TEPELENË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e regjistruar mbrëmjen e djeshme n&e...
Aktualitet
18 Mars 2024, 13:27
h.k
foto ilustruese
TIRANË-SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi, pas dy kallëzimeve penale të grupit parlamentar të...
Aktualitet
18 Mars 2024, 13:21
h.k
TEPELENË-Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “BMW” i cili u përfshi në aksidentin tragjik të mbr&...
Aktualitet
18 Mars 2024, 12:49
M.B
Kalorës në një shteg malor në Shqipëri
BRITANI- Prestigjozja britanike "The Guardian" i ja dedikuar një artikull disa ak...
Aktualitet
18 Mars 2024, 12:49
TIRANË-Shisnin ushqime pranë shkollave, policia bashkë me AKU-në procedon penalisht 4 persona në Tiranë
NJOFTIMI I POLICI...
Aktualitet
18 Mars 2024, 12:46
I.A
Lushnje
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar ditën e sotme lirimin e administratorit të firmës që ...
Aktualitet
18 Mars 2024, 12:38
N.F
Pamje nga aksidenti në Itali
ITALI- Një tjetër aksident tragjik është regjistruar në Itali ku ka humbur jetën ...