Politike

"E ktheni Kushtetutën si ju do qejfi"/ Salianji në Komisionin e Sigurisë: Nuk mund të bëhet ky diskutim pa prezencën e ministrit

Ervin Salianji deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar mbi projekt-ligjin mbi sigurinë kibernetike, ku deputeti ka kërkuar që projekt-ligji të sigurojë të dhënat e qytetarëve pas rrejdhes që ndodhi. Nga ana tjetër Salianji ka thënë se sipas tij diskutime të këtij niveli nuk mund të kryhen pa prezencën e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla. 

18 Mars 2024, 15:45 Nga h.k
"E ktheni Kushtetutën si ju do qejfi"/ Salianji në
Foto ilustruese

TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën e radhën në kryesin e Kuvendit të Shqipërisë pas kthimit të normalitetit.

Ervin Salianji deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar mbi projekt-ligjin mbi sigurinë kibernetike, ku deputeti ka kërkuar që projekt-ligji të sigurojë të dhënat e qytetarëve pas rrejdhes që ndodhi. Nga ana tjetër Salianji ka thënë se sipas tij diskutime të këtij niveli nuk mund të kryhen pa prezencën e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla. 

Salianji: Prapë kështu do bëni? Ndaj s’behet gjë më ju, se e ktheni Kushtetutën si ju do qejfi.

Naço-Keni pyetje

Salianji: Po kam pyetje, tani e kam.

Naço: Nëse keni pyetje, nëse jo….

Salianji: Kam pra. Keni dijeni për përfaqësues dhe a iu dëmton në punën në tuaj për zyrtarë të caktuar nën hetim, janë në pozicione kyç qoftë në drejtorinë tuaj, policinë e shtetit apo në AKSH? Ky pr/ligj bën të mundur sigurimin e të dhënave personale të qytetarëve, sepse ka pasur rrjedhje më parë që nga kartat e ID, pagat, etj? Unë besoj se nuk i përgjigjet dot asnjë përfaqësues zyrtar i administratës, duhet të respektoni kushtetutën. Se nuk është për ne, se nuk e kam qeverinë por e bej për publikun.

Kthehuni seriozitetit… Jepja zotërisë të përgjigjet për pyetjet e mia, përgjigjet dot meqë thua se përgjigjet. Ca e keni këtë muhabet! Nuk e shfrytëzoni dot më përçarjen e opozitës, tani është bashkuar. Të mbajë përgjegjësi ministri, ç’punë keni ju?

ervin salianji komisioni i sigurise

Sondazh

Poll