18 Mars 2024, 13:51
Nga N.F
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë takimit të zhvilluar në në Komisionin e Çështjeve ligjore ka kundërshtuar aktin normative të qeverisë që rishikon buxhetin. Bardhi gjatë fjalës së tij e ka cilësuar si antikushtetues dhe ndërhyrje që nuk shkon për problemet e ekonomisë.
Ai më tej ka shtuar se ky është një abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ.
“Ka një praktike disavjeçare, që ndërhyhet dy apo tri herë, me akt normative në buxhetin e shtetit. Ky është abuzim me të drejtën që ka Këshilli i Ministrave për të miratuar në kushte nevoje dhe urgjence masa të përkohshme me akt normativ. Mirëpo ky nuk është rasti. Ndaj gjykoi se pikësëpari bie ndesh me kushtetutën dhe është qartësisht marrje e kompetencave nga ana e Këshillit të Ministrave të kompetencave të Kuvendit”, tha ai.
Bardhi më tej ka denoncuar parashikimin e fondeve për Portin e Durrësit, ku shqiptarët duhet të paguajnë 400 milion euro ku sipas tij kjo ndodh për shkak se Edi Rama i fali portin një kompanie private.
“Qeveria ka deklaruar kur u miratua ligji korruptiv i Portit të Durrësit që nuk do paguhet asnjë lek nga buxhet, tani na thotë do paguajmë 400 milion euro. Qeveria ka gënjyer Parlamentin”, shtoi ai.
“Nuk ka asnjë garanci dhe ndërhyrje në këtë akt normative sa i përket sektorëve të rëndësishëm ekonomik. Kemi biznesin fason që po falimenton dhe po krijon qindra të papunë. Shifra që qeveria synon për këtë sektor nuk e është e mjaftueshme,” u shpreh Bardhi.
bardhi pd komisioni i ceshtjeve ligjore
Politike
18 Mars 2024, 13:19
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Ditën e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtimin e deputetes së...
Politike
18 Mars 2024, 12:31
M.B
Jorida Tabaku
TIRANA- Pas Komisionit të Ligjeve është mbledhur edhe Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtim...
Politike
18 Mars 2024, 12:31
h.k
Saimir Korreshi
TIRANË-Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike ka folur paraditen e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me ç...
Politike
18 Mars 2024, 12:31
I.A
Ermal Dredha
VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka komentuar projektet e dhëndrit të ish-presidenti amerikan D...
Politike
18 Mars 2024, 12:21
N.F
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ligjeve u shpreh s...
Politike
18 Mars 2024, 12:14
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS është ndalur me Ministrin e Drejtësis...
Politike
18 Mars 2024, 11:39
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën s...
Politike
18 Mars 2024, 11:22
I.A
Komisioni per Ligjet
TIRANË- Marrëveshja mes Partisë Demoratike dhe Partisë Socialiste për rikthimin e normalitetit në K...
Politike
18 Mars 2024, 10:51
M.B
Air Albania
TIRANA- Rreth 200 pasagjerë që duhej të udhëtonin me linjën "Air Albania" mbetën në Stamboll për m...
Politike
18 Mars 2024, 10:48
I.A
PS
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur paraditën e sotme. Mësohet se në mbledhje ësh...