Politike

Projekti për Sazanin/ Kryebashkiaku i Vlorës: Nuk e kuptoj pse quhet çështje e nxehtë, duam të rrisim numrin e investimeve

Po ashtu ai ka shtuar se nuk e kupton se përse kjo çështje komentohet si e nxehtë, pasi ata duan që të kenë sa më shumë investime në qytet.

18 Mars 2024, 12:31 Nga I.A
Projekti për Sazanin/ Kryebashkiaku i Vlorës: Nuk e kuptoj pse quhet
Ermal Dredha

VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha ka komentuar projektet e dhëndrit të ish-presidenti amerikan Donald Trump, Jared Kushner në Vlorë. Duke folur për mediat, Dredha ka theksuar se mirëpritet çdo projekt që siguron zhvillimin e qendrueshëm dhe ndihmon ekonominë e qytetarëve. Po ashtu ai ka shtuar se nuk e kupton se përse kjo çështje komentohet si e nxehtë, pasi ata duan që të kenë sa më shumë investime në qytet.

“Nuk e kuptoj pse komentohet si e nxehtë. Në fakt nxehtë është gjithë koha, kur ka shumë diell ose kur ka ndonjë gjë ka impakt në komunitet. Duam sa më shumë investime në qytet, ashtu siç i takon nivelit të vizitorëve që ne duam të thithim në Vlorë. Varet si e kemi ne vizionin, duam ta zhvillojmë në mënyrë të qëndrueshme, të zhvillojmë pa prishur. Koha do ta tregojë sepse edhe unë nuk i kam detajet e projektit, mirëpresim çdo gjë që i jep ekonomi qytetit”, tha Dredha.

Dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump do të investojë 1 milard dollarë për Ishullin e Sazanit në vila dhe resorte lusoze. Një nga projektet e propozuara do të ishte zhvillimi i ishullit në brigjet e Shqipërisë në një destinacion turistik luksoz. Të dy këto dy projektet e para përfshijnë tokë të kontrolluar tani nga qeveritë, që do të thotë se një marrëveshje do të duhej të finalizohet me qeveritë e huaja. Një projekt i tretë, gjithashtu në Shqipëri, do të ndërtohet në gadishullin e Zvërnecit, një zonë bregdetare prej 1000 hektarësh në jug të Shqipërisë që është pjesë e komunitetit turistik të njohur si Vlorë, ku do të ndërtoheshin disa hotele dhe qindra vila.

jared kushner donald trump ermal dredha

Sondazh

Poll