Politike

"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno

Ka qenë deputeti i opozitës Asllan Dogjani që ka debatuar me deputetin e mazhorancës Toni Gogu në lidhje me çështjet e ditës. Gjatë debatit depuetët ia janë drejtuar njëri-tjetrit me fyerje. 

18 Mars 2024, 14:44 Nga h.k
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet",
Foto ilustruese

TIRANË-Një debat i ashpër ka ndodhur në Komisonin e Ligjeve mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Ka qenë deputeti i opozitës Asllan Dogjani që ka debatuar me deputetin e mazhorancës Toni Gogu në lidhje me çështjet e ditës. Gjatë debatit depuetët ia janë drejtuar njëri-tjetrit me fyerje. 

Pjesë nga debati:

Tonin Gogu: Ju vini nga një aksion i mahnitshëm opozitar, për të cilin falënderoj vetëm Bardhin, i cili shkoi, ju gjeti, ju mori, ju solli dhe bëri shumë mirë që ne të debatojmë.

Asllan Dogjani: Je dele e Edi Ramës ti, more vesh apo jo.

Gogu: Zoti Dogjani, s’të përmenda. Mund të më thuash cila ishte fyerja ime? Të lutem! Fyerjet po i zë ti në gojë. Kujdes! Me shumë kujdes!

Dogjani: Ore vazhdo me procedurën, s’ke punë me ne

Gogu: Të lutem mos më dhuno, jam në hapësirën time rregullative për të diskutuar. Pse kërceni?! Ne ju dëgjojmë. Shumë që keni ardhur, të debatojmë.

toni gogu asllan dogjani

Sondazh

Poll