Sport

Kosova mbyll me humbje eleminatoret për Euro 2020, Anglia nuk fal në ‘Fadil Vokrri’

17 Nëntor 2019, 16:29 Nga DOSJA

KOSOVË- Ka përfunduar çdo gjë në “Fadil Vokrri”, Kosova i ka mbyllur me humbje eliminatoret për ‘Euro 2020’. ‘Dardanët’, në sfidën e fundit në Grupin A, u mposhtën 0-4 në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia, skuadër e cila i shënoi dhe humbjen e parë në shtëpi në këto eleminatore.

Kosova në këtë sfidë ishte me disa mungesa, si Arbër Zeneli, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu dhe Vedat Muriqit, dhe e pati të pamundur  të rrezikonte “Tre Luanët”.

Harry Winks i Tottenham zhbllokoi rezultatin duke realizuar për 0-1 në minutën e 32-të, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë. Në atë të dytë, anglezët e gjetën rrjetën edhe tre herë, shënuan Harry Kane (79’), Marcus Rashford (83’) dhe Mount (90’), për rezultatin përfundimtar 0-4.

Edhe pse ndeshja përfundoi me humbje ëndrra vijon për Kosovën, pasi në mars do të luftojnë sërish për Euro 2020, në ndeshjen kundër Maqedonisë në Ligën e Kombeve. 

 

Në nisje të ndeshjes, tifozët e Kosovës kanë surprizuar lojtarët e Anglisë, pasi gjatë kohës kur po këndohej himni i “Tre luanëve”, ata ngritën flamurët anglezë në të gjithë stadiumin, teksa edhe në banerin e tyre  shkruhej “Ëelcome & Respect”.

FORMACIONET

KOSOVA: Muriç, Hadërgjonaj, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Dresheviç, Berisha, Kololli, Celina, Rashica, Nuhiu.

ANGLIA: Pope, Aleksander-Arnold, ChilWell, Rice, Meguire, Mings, Sterling, Chambarlain, Kane, Winks, Hudson-Odoi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport euro 2020 kosove angli ndeshja ne fadil vokrri euro 2020 kosove angli ndeshja ne fadil vokrri

Sondazh

Poll