Bota

Zgjedhjet presidenciale ruse në territorin ukrainas, Britania dhe Gjermania reagojnë ashpër: Të paligjshme, një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar

Britania e Madhe më tej në reagim shtoi se ata do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për ushtarët e ushtrisë së Ukrainës që po luftojnë me agresionin rus.

18 Mars 2024, 07:45 Nga N.F
Zgjedhjet presidenciale ruse në territorin ukrainas, Britania dhe Gjermania
Zgjedhjet në Rusi

RUSI- Ministrja e Jashtme britanike ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën në Rusi ku triumfoi Vladimir Putin. Përmes një reagimi në "X" shkruajnë se duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes.

Britania e Madhe më tej në reagim shtoi se ata do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë për ushtarët e ushtrisë së Ukrainës që po luftojnë me agresionin rus.

“Duke organizuar zgjedhje të paligjshme në territorin ukrainas, Rusia demonstron se nuk është e interesuar të gjejë rrugën drejt paqes. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare, ekonomike dhe ushtarake për ukrainasit që mbrojnë demokracinë e tyre”, thuhet në reagim.

Për zgjedhjet ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë. Në reagim shkruajnë s rezultati s’do ta befasojë askënd pasi “pseudozgjedhjet në Rusi s’janë as të lira e as të drejta”.

“Sundimi i Putinit është autoritar, ai mbështetet në censurë, represion dhe në dhunë. ‘Zgjedhjet’ në territoret e okupuara të Ukrainës janë të pavlefshme dhe një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar”, thuhet tutje.

zgjedhje rusi putin angli gjermani

Sondazh

Poll