Aktualitet

EMRAT/ Rrëmbyen 19-vjeçarin për ti vjedhur paratë, Gjykata e Lezhës vendos burg pa afat për dy të rinjtë

Dy të rinjtë i morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur.

16 Mars 2024, 08:59 Nga N.F
EMRAT/ Rrëmbyen 19-vjeçarin për ti vjedhur paratë, Gjykata
Foto ilustruese

LEZHË- 20-vjeçari, Mateos Brozi dhe 19-vjeçari Ergys Tusha ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Lezhës ku  u njohën me masën e sigurisë ku do të qëndrojnë në burg pa afat. Dy të rinjtë i morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen, me qëllim për ta grabitur.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjëve në flagrancë dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.


Mateos Brozi dhe Ergys Tusha u vinë në pranga pas kallëzimit të një 19-vjeçari i cili ishte marrë me forcë në automjet dhe për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.

 

mateo brozi ergys tusha burg

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2024, 07:12 N.F

Shqipërinë po e "mbysin" importet

Foto ilustruese TIRANË- Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga impor...