Aktualitet

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ U qëllua drejt tij me katër armë zjarri, viktimën e kapën 30 plumba në trup dhe fytyrë

Nga detajet e zbardhura rreth ngjarjes së rëndë mësohet në drejtim të Betjas u qëllua me katër armë zjarri. Ndërkohë sot mësohet se Betjan e e kapën rreth 30 plumba në trup e fytyrë pasi u qëllua nga një distancë e afërt.

16 Mars 2024, 09:39 Nga N.F

 

Vrasja e Gentjan Bejtjas/ U qëllua drejt tij me katër armë
Gentjan Bejtja

FUSHË-KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Larushkë të Fushë Krujës ku pas një atentati mbeti i vrarë Gentjan Bejtja. Nga detajet e zbardhura rreth ngjarjes së rëndë mësohet në drejtim të Betjas u qëllua me katër armë zjarri. Ndërkohë sot mësohet se Betjan e e kapën rreth 30 plumba në trup e fytyrë pasi u qëllua nga një distancë e afërt.

Pas ngjarjes së rëndë është gjetur i djegur një automjet tip "Land Rover" brenda të cilit u gjenden 4 kallashnikovë. Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se brenda makinës së djegur u gjetën 4 armë zjarri të djegura. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur rreth 50 gëzhoja kallashnikovi, që sipas të dhënave paraprake janë qëlluar nga 3 kallashnikovë.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij. Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.

Gentian Bejtja u ekzekutua ditën e djeshme në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Në 9 janar të vitit 2022, Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka i cili ndodhej me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti.

gentjan bejtja atentat fushekruje

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Mars 2024, 07:12 N.F

Shqipërinë po e "mbysin" importet

Foto ilustruese TIRANË- Më shumë se 80% e perimeve, frutave dhe zarzavateve në tregjet vendase të pakicës janë nga impor...