16 Mars 2024, 12:52
Nga I.A
Antony Blinken
AUSTRI- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kërkuar që Kosova e Serbia të zbatojnë të gjitha zotimet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Blinken ka theksuar se të dyja palët duhet që t’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin dhe transparencën me partnerët ndërkombëtarë. Këto kërkesa për Kosovën dhe Serbinë, Blinken i bëri nga Austria, ku është takuar me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg. Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se e vetmja rrugë përpara është dialogu.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha zotimet janë në dialog”, ka thënë Blinken, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
Blinken ka thënë se ajo që s’duhet të ndodh në rajon dhe që s’i duhet askujt në Evropë pasi është kthimi prapa në vitet 90-të. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, Blinkeni ka theksuar se SHBA-ja është duke bashkëpunuar me Austrinë në lidhje me këtë. Ai ka shtuar se askush nuk ka nevojë të kthehet në të kaluarën.
Ndërkaq, kancelari austriak, duke komentuar situatën në Ballkanin Perëndimor, ka thënë në kohën kur zjarri po shpërthen në Evropë është e nevojshme që të sigurohet se rajoni është i sigurt.
alexander schallenberg antony blinken
Bota
16 Mars 2024, 12:11
S.B
Gary dhe Kate
BRITANI E MADHE- Princesha e Uellsit, Kate Middleton i ka munguar jetës publike që nga 25 dhjetori i kaluar, kur iu nënsh...
Bota
16 Mars 2024, 12:05
N.F
Macron, Scholz dhe Tusk
UKRAINË- Mbështetësit evropianë të Ukrainës do t’i përdorin mjetet e fituara nga asetet e ...
Bota
16 Mars 2024, 11:18
S.B
foto nga psikiatria
ITALI- Shtretërit e kalbur, kukullat e djegura dhe tavolinat e thyera të operacionit përbëjnë rrënoj...
Bota
16 Mars 2024, 11:15
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse që e sulmuan të premten qytetin u...
Bota
16 Mars 2024, 10:43
S.B
foto nga sekuestrimi i monedhave
KOSOVË- Arrestohet një 37-vjeçar në Kosovë pasi shiste monedha 2 euroshe false. Mësoh...
Bota
16 Mars 2024, 10:33
N.F
Pamje nga shpërthimet
RUSI- Forcat ukrainase po vazhdojnë të kryejnë sulme brenda territorit rus duke bombarduar industrinë e...
Bota
16 Mars 2024, 10:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një shpërthyer është regjistruar gjatë natës përpara hyrjes së bashkisë s&eu...
Bota
16 Mars 2024, 10:18
N.F
Pamje nga votimi
RUSI- Rusët e kanë filluar të shtunën ditën e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale, gjat&eum...
Bota
16 Mars 2024, 09:53
N.F
Nikola Sanduloviç
SERBI- Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç ka reaguar në lidhje me deklarat&eu...
Bota
16 Mars 2024, 09:50
S.B
Mark Zuckerberg
SHBA- Themeluesi i Meta, Mark Zuckerberg është në listën e ngushtë të njerëzve më të pasu...