Sport

Pas golit të Cristiano Ronaldos, sauditët e Al Nassr u rikthehen fitoreve…

Pas rezultatit 0-1, Al Nassr mbetet në vendin e dytë në tabelën e ligës, tashmë me 56 pikë (nëntë më shumë se Al Ahli, i 3-ti).

16 Mars 2024, 11:02 Nga DOSJA

Pas golit të Cristiano Ronaldos, sauditët e Al Nassr u rikthehen

ARABIA SAUDITE - Al Nassr iu rikthye fitoreve në kampionatin saudit këtë të premte, me golin e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi portugez shënoi golin numër 23 në Ligë, duke e rritur epërsinë e tij në tre, krahasuar me Mitrovicin, golashënuesi i dytë më i mirë në kompeticion, me 20 gola. 

Ai shënoi në minutën e 68-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Otávio ishte gjithashtu, së bashku me CR7, një titullar në skuadrën e Luís Castros dhe madje u lidh me një moment keqardhje gjatë ndeshjes, kur ai përfundoi duke u goditur me një gotë, të hedhur nga tribuna, gjatë festimeve të lojtarëve të Al Nassr, pas golit të Cristiano Ronaldos.

Me këtë rezultat, Al Nassr mbetet në vendin e dytë në tabelën e ligës, tashmë me 56 pikë (nëntë më shumë se Al Ahli, i 3-ti). Al Hilal i Jorge Jesus, i cili ende nuk ka hyrë në fushë për këtë xhiro, kryeson kampionatin me 65 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll