Sport

Italia, me miqësoret ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit, nis përgatitjet për “Euro 2024”, ku Shqipëria është kundërshtari i parë…

Spalletti ka publikuar listën për testin e dyfishtë në SHBA: Bellanova, Folorunsho dhe Lucca janë të rejat. Immobile dhe Scamacca janë jashtë

16 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA

Italia, me miqësoret ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit, nis

ITALI - Janë 28 lojtarë të thirrur nga trajneri Luciano Spalletti për ndeshjet miqësore në SHBA kundër Venezuelës dhe Ekuadorit, testet e para në kuadër të “Euro 2024”, ku përballja e parë në grup, sikurse dihet është kundër Shqipërisë.

Janë tre lojtarë të rinj: mbrojtësi i Torinos, Raoul Bellanova , mesfushori i Veronës,  Michael Folorunsho dhe sulmuesi i Udineses, Lorenzo Lucca. Që të tre ishin thirrur tashmë edhe më parë, por me Folorunsho që nuk mund t'i përgjigjej thirrjes për shkak të sindromës së gripit. 

Azzurrët do të takohen mbrëmjen e së dielës së 17 marsit në Romë dhe të hënën do të kenë seancën e parë stërvitore në ‘Acqua Acetosa’. Nisja për në Miami është planifikuar për të martën në orën 10:20. 

Retegui rikthehet në sulm, por nuk ka vend për Scamacca, Immobile dhe El Shaarawy.  Cristante është përbuzur në mesfushë, ndërsa Jorginho është aty. Portieri i katërt është Carnesecchi nga Atalanta.

Të enjten më 21 mars (22:00 me orën italiane) në stadiumin ‘DRV PNK’ në Fort Lauderdale, shtëpia e Inter Miami, Azzurrët do të përballet me Venezuelën, ndërsa të dielën e 24 marsit (21:00 me orën italiane) do të përballen me Ekuadorin në ‘Red Bull Arena’, në zonën e Nju Jorkut, në Harrison, New Jersey.

Lista e futbollistëve të thirrur nga Spalleti:

Portierë: Marco Carnesecchi (Atalanta), Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Tottenham);

Mbrojtës: Francesco Acerbi (Inter), Alessandro Bastoni (Inter), Raoul Bellanova (Torino), Alessandro Buongiorno (Torino), Andrea Cambiaso (Juventus), Matteo Darmian (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Federico Dimarco (Inter) , Giorgio Scalvini (Atalanta), Destiny Udogie (Tottenham);

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Giacomo Bonaventura (Fiorentina), Michael Folorunsho (Verona), Davide Frattesi (Inter), Jorginho (Arsenal), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma);

Sulmues: Federico Chiesa (Juventus), Lorenzo Lucca (Udinese), Riccardo Orsolini (Bologna), Giacomo Raspadori (Napoli), Mateo Retegui (Genoa), Mattia Zaccagni (Lazio), Nicolò Zaniolo (Aston Villa).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll