Sport

VIDEO / Rrahmani shënon sërish, por pa ndihmuar ekipin e tij të evitonte humbjen!

Kjo ishte ndeshje e parë e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në elitën e futbollit të Rumanisë, ndërsa për Rrahmanin goli i 14-të në kampionat.

16 Mars 2024, 00:28 Nga DOSJA
VIDEO / Rrahmani shënon sërish, por pa ndihmuar ekipin e tij të

RUMANI - Albion Rrahmani po përjeton një moment të shkëlqyer më me fanellën e Rapidit të Bukureshtit. Ish-sulmuesi i Ballkanit, pas dygolëshit dhe një asisti që regjistroi në derbin me Steauan në ndeshjen paraardhëse, e gjeti rrjetën edhe këtë të premte në humbjen 1-2 përballë Farul Constantas.

Rrahmani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 85-të, por ky gol nuk mjaftoi për të shmangur humbjen, pasi skuadra mike kishte shënuar dy herë me Munteanu në minutat 23’ dhe 55’.

Kjo ishte ndeshje e parë e parë e grupit të skuadrave që po luftojnë për titull kampioni në elitën e futbollit të Rumanisë, ndërsa për Rrahmanin goli i 14-të në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll