Sport

Musiala nuk rinovon me Bayern Munich, Edwards ndjen goditjen: Liverpool në dritare

Klubi Merseyside nuk ka ndërmend të kapet i papërgatitur

16 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Musiala nuk rinovon me Bayern Munich, Edwards ndjen goditjen: Liverpool në

GJERMANI - Vera e ardhshme premton të jetë plot ngjarje për Liverpool-in. ‘Reds’ do t'i thonë lamtumirë trajnerit-hero të viteve të fundit, Jurgen Klopp dhe me gjasë do të thirren edhe për një ristrukturim të thellë të stafit. 

Shumë, natyrisht, do të varen edhe nga lamtumira e mundshme e Mohamed Salah. Por, nëse egjiptiani do të largohej, klubi Merseyside nuk ka ndërmend të kapet i papërgatitur.  Kjo është edhe arsyeja pse Michael Edwards, arkitekti i ekipit të fundit të aftë për të fituar Champions League, u kujtua në vitin 2019.

Sipas asaj që raportoi ‘Football Insider’, një mundësi konkrete për repartin ofensiv është Jamal Musiala, me një vlerësim më të lartë në treg prej 100 milionë eurosh, një njëzet e një vjeçar me shpresa të mëdha, por mbi të gjitha siguri solide. Bayern Munich, padyshim, nuk ka ndërmend ta shesë, falë një kontrate deri në vitin 2026.

Por, me sa duket, mesfushori sulmues i lindur në vitin 2003 ka hedhur poshtë përpjekjen e klubit për ta siguruar atë: asnjë rinovim dhe, për rrjedhojë, probabiliteti që së shpejti, në në një mënyrë apo tjetër, do të jetë vërtet në treg. Dhe Liverpool është aty, në dritare, gati për të sulmuar nëse ka diferenca.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll