Sport

VIDEO / Sër Ferguson nuk ndalet me suksese, por jo në futboll, fiton me kalin e tij garën e rëndësishme pas 20 vitesh!

Kali i tij "Montmiral" kaloi i pari vijën e finishit dhe menjëherë pas tij të njëjtit sukses bëri edhe kali "Protectorat".

16 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA
VIDEO / Sër Ferguson nuk ndalet me suksese, por jo në futboll, fiton

ANGLI - Kuajt e trajnerit të famshëm të futbollit Sir Alex Ferguson fituan garën prestigjioze të Cheltenham të martën e kaluar për herë të parë në 20 vjet.

Kjo ishte arsyeja e festës së madhe të skocezit të famshëm, i cili shënoi një kapitull shumë të rendësishëm në historinë e futbollit të klubit të Manchester United, si në arenën anglez ashtu edhe në atë europiane dhe botërore.

Kali i tij "Montmiral" kaloi i pari vijën e finishit dhe menjëherë pas tij të njëjtit sukses bëri edhe kali "Protectorat".

“Prita 20 vjet dhe tani kam dy fitues në 40 minuta” - tha Ferguson, reagimi i të cilit pas fitores është i paçmuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll