Sport

Pogba i kthehet besimit mysliman: “Sprovë e Allahut…falenderimet i takojnë vetëm atij!”

Një nga ditët më “komplekse”, nisur nga gjithçka ka ndodhur muajt e fundit. Në një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram, Pogba shkruan: “Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit”.

15 Mars 2024, 21:40 Nga DOSJA
Pogba i kthehet besimit mysliman: “Sprovë e

ITALI - Kanë kaluar disa javë nga sanksioni i vendosur nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut që e pezulloi për përdorimin e substancave të ndaluara, por Paul Pogba rikthehet të flasë me rastin e ditëlindjes së tij.

Një nga ditët më “komplekse”, nisur nga gjithçka ka ndodhur muajt e fundit. Në një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram, Pogba shkruan: “Kurrë nuk kam mësuar dhe nuk jam rritur kaq shumë sa këtë vit”.

Pogba më pas foli për “prova të pashmangshme”, duke përmendur çështjen e besimit.

“Sprovat që dërgon Allahu janë të pashmangshme dhe është e lehtë të shikosh vetëm të këqijat, por çfarëdo që të ndodhë, falënderimi i qoftë Zotit (Al hamdulilah).

Në fund të shkurtit, Paul Pogba u skualifikua katër vjet për përdorim të substancave të ndaluara, pra deri në vitin 2027, duke pasur parasysh se skualifikimi filloi në vitin 2023 (faktet datojnë në 20 gusht 2023).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll