Bota

Ministri i Mbrojtjes së Lituanisë jep dorëheqjen

Lajmin për dorëheqjen e ministrit e ka konfirmuar qeveria lituaneze ndërsa nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij veprimi nga ana e Anousauskasit.

16 Mars 2024, 07:37 Nga N.F
Ministri i Mbrojtjes së Lituanisë jep dorëheqjen
Arvindas Anousauskas

LITUANI- Ministri i Mbrojtjes së Lituanisë, Arvindas Anousauskas ka paraqitur dorëheqjen e tij të premten. Lajmin për dorëheqjen e ministrit e ka konfirmuar qeveria lituaneze ndërsa nuk ka bërë të ditur arsyen e këtij veprimi nga ana e Anousauskasit.

Kryeministrja e vendit, Igrinda Simonite mori letrën e dorëheqjes më herët të premten, thanë shërbimet e saj. Për momentin nuk është e qartë nëse ajo do ta pranojë dorëheqjen.

Sipas mediave lituaneze, Simonite pritet të bëjë një deklaratë për këtë çështje të hënën. Në Lituani, ministrat emërohen ose shkarkohen nga detyrat e tyre me vendim të presidentit dhe më pas me rekomandim të kryeministrit. Anousauskas thuhet se po planifikon të takohet me Presidentin Gitanas Nausenda këtë të shtunë.

Lituania fqinje me enklavën ruse të Kaliningradit dhe aleatin e Rusisë, Bjellorusinë. Lufta në Ukrainë është perceptuar në Vilnius si një kërcënim i menjëhershëm për sigurinë kombëtare të Lituanisë. Vendi baltik, një anëtar i BE-së dhe NATO-s, ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij ushtarake vitet e fundit

arvindas anousauskas doreheqje lituani

Sondazh

Poll