Sport

Matheus Nunes "nuk ndjeu shumë dhembje", kur nxorri gishtin nga vendi…

Lojtari i Manchester Cityt ka pësuar një dëmtim rrëqethës ndaj Copenhagës

15 Mars 2024, 18:20 Nga DOSJA

Matheus Nunes "nuk ndjeu shumë dhembje", kur nxorri gishtin nga

ANGLI - Zhvendosja apo nxjerrja e gishtit tuaj nga vendi, mund të tingëllojë e dhimbshme, bazuar kjo edhe në imazhet e asaj që ndodhi me Matheus Nunes kundër  Copenhagës, më 6 mars. Mirëpo, lojtari i Manchester Cityt tregon se çfarë është ajo që ka ndjerë.

"Jam mirë. Sinqerisht, nuk ndjeva shumë dhimbje. Në atë kohë mendova se do të ishte më keq. Kur imagjinojmë që gishti të ka shkuar në drejtimin e gabuar, mendojmë se do të jetë shumë e dhimbshme, por nuk ishte”,- tha lojtari në një intervistë për “BBC”.

“Dëgjova zhurmën që bëri gishti, kur mjeku e vendosi në vendin e duhur. Nëna ime u çmend, mendoi "O Zot, ai theu këmbën, apo diçka tjetër". Por është vetëm një gisht”, përfundoi mesfushori.

Matheus Nunes "nuk ndjeu shumë dhembje", kur nxorri gishtin nga

Larg nga të qenit një nga lojtarët më të përdorur të Pep Guardiolës, Matheus Nunes pësoi dëmtim në kompeticionin ku ka luajtur më shpesh, pasi luajti ndeshjen e shtatë të sezonit në Champions League, dhe të pestën si titullar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll