Aktualitet

Fqinjët u alarmuan pasi nuk kontaktuan dot me të moshuarën në Fier, policia gjen trupin e pajetë të 71-vjeçares brenda në banesë

Mësohet se 71-vjeçarja me iniciale S.J jetonte e vetme në lagjen “ Liri Gero” ndërsa është gjetur e pajetë në banesë.

15 Mars 2024, 22:36 Nga N.F
Fqinjët u alarmuan pasi nuk kontaktuan dot me të moshuarën
Foto ilustruese

FIER- Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se 71-vjeçarja me iniciale S.J jetonte e vetme në lagjen “ Liri Gero” ndërsa është gjetur e pajetë në banesë.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë kontaktuar policinë pasi nuk po mund të kontaktonin me të moshuarën. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.

Njoftimi i policisë: 


Sot rreth orës 20:20 në lagjen “Liri Gero”, Fier, është gjetur e pajetë, në banesën e saj, shtetasja S. J., 71 vjeçe. Nga kqyrja paraprake e trupit të kësaj shtetaseje nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

fier viktime

Sondazh

Poll