Aktualitet

Gjetjet e Barometrit/ Shqiptarët pro votës së emigrantëve

Çfarë mendimi kanë shqiptarët dhe a janë ata dakord që diaspora të ketë mundësi të zgjedhë ata që do të drejtojnë Shqipërinë në mandatin politik të radhës .

15 Mars 2024, 22:00 Nga h.k
Gjetjet e Barometrit/ Shqiptarët pro votës së emigrantëve
Foto ilustruese

TIRANË-Vota e emigranteve një nga çështjet më të diskutuara në Shqipëri vitet e fundit , ka qenë në fokus të pyetjeve që Barometri ju ka drejtuar qytetarëve këtë herë.

Çfarë mendimi kanë shqiptarët dhe a janë ata dakord që diaspora të ketë mundësi të zgjedhë ata që do të drejtojnë Shqipërinë në mandatin politik të radhës .

Kësaj pyetje i janë përgjigjur 1000 të intervistuarit ballë për ballë dhe rezulton se 76.7 % e tyre janë dakord (ose zgjedhin alternativen po).

21.3 % e te pyeturve nuk janë dakord ( zgjedhin alternativen jo). 2% mendojnë se nuk e kane te qarte dhe zgjedhin të përgjigjen nuk e di./Euronews

barometri

Sondazh

Poll