Aktualitet

Merr fund makthi, Gjergj Simoni shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës

Por, pasi kanë kaluar 4 muaj ka ndodhur një çudi e vërtetë, pasi Matilda Fetau, prokurore pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë, i ka ngritur akuzën për ‘korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’ për Gjergj Simonin, denoncuesin tone.

15 Mars 2024, 21:50 Nga h.k
Merr fund makthi, Gjergj Simoni shpallet i pafajshëm nga Gjykata e
Foto ilustruese

LEZHË-Merr fund makthi, Gjergj Simoni shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës.  Katër muaj më parë publikuam rastin korruptiv të mjekut dhe ekspertit mjeko-ligjor në spitalin e Mirditës, Zef Përdoda. Ky i fundit nuk pranonte të kryente ekspertizën ndaj shtetasit Gjergj Simoni, duke i kërkuar hapur para. Gjithçka e dokumentuar dhe e filmuar në zyrën e tij.

Por, pasi kanë kaluar 4 muaj ka ndodhur një çudi e vërtetë, pasi Matilda Fetau, prokurore pranë gjykatës së shkallës së parë Lezhë, i ka ngritur akuzën për ‘korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike’ për Gjergj Simonin, denoncuesin tone.

"Prokurorja Matilda Fetau më ngriti akuzën. Unë e kam denoncuar rastin e korrupsionit, pasi nuk merrja trajtimin që më takonte dhe ata më akuzojnë mua. Nuk shkon diçka e tillë, nuk shkon aspak. Këtu dhe të dënojnë, nuk kam aspak pritshmëri. Ky shtet të dënon. Nuk kam marrë avokat, nuk kam para për avokat"- tha Gjergji.

Ne realitet, bazuar ne ligj, ndaj Gjergjit nuk mund te ngrihet akuze per rastin ne fjale. Ne nenin 14 te kodit penal, përcaktohet qarte se askush nuk mund të dënohet për një veprim ose mosveprim të parashikuar nga ligji si vepër penale, në qoftë se vepra nuk është e kryer me faj. Quhet me faj personi që e kryen veprën me dashje ose me pakujdesi.

Për te qene konkret: qe dhënia e parave nga Gjergji të cilësohet si korrupsion aktiv duhet të rezultojë që ai t’i ketë dhënë ato para me qëllim që zyrtari të kryente një veprim që lidhej me detyrën e tij.

Gjergji në fakt as ka dëshiruar dhe as ka patur si qëllim që zyrtari ta kryente vërtet veprimin në favor të tij. Dëmtimi qe kishte pësuar ishte aq i dukshëm, sa qe ekspertiza mjekoligjore mund te ishte me e lehta qe mjeku ryshfetxhi mund te kishte plotësuar ndonjëherë.

Gazetari Eraldo Harlicaj pati një ballafaqim me prokuroren Fetau, por kjo e fundit refuzoi të përgjigjej. Ajo kërkoi dënimin e denoncuesit të Piranjave me 6 muaj burgim dhe sipas lehtësive gjyqësore ta kthente në 6 muaj shërbim prove.

Fatmirësisht, në seancën e fundit gjyqësore më 11 mars, gjyqtari Renis Sheshi vendosi pafajësinë e Gjergj Simonit duke e lënë krejtësisht të lirë dhe pa asnjë akuzë. Ai dënoi me 2 vite burgim Zef Përduken që i kthehen në 2 vite e 8 muaj shërbim prove, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. I hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit për një periudhë 3-vjeçare.

‘Jam shumë i lumtur që u lirova, faleminderit emisionit Piranjave që më ndoqi dhe më ndihmoi hap pas hapi’, tha Gjergji./Piranjat, Syri.TV

gjergj simoni

Sondazh

Poll