Aktualitet

Tendera me mik/ Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare paracakton fituesin e tenderit të medaljeve

Objekti i tenderit për blerjen e këtyre medaljeve duhet bere nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, por siç ndodh shpesh në këtë vend, kompetencat merren në bazë preferencash kryeministrore dhe nisur nga kjo, për vitin shkollor 2022-2023 tenderi i medaljeve, u zhvillua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

15 Mars 2024, 21:53 Nga h.k
Tendera me mik/ Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare paracakton fituesin e
Foto ilustruese

TIRANË-Për nxënësit ekselentë që përfundojnë ciklin e mesëm të studimeve me dhjeta absolute organizohet çdo vit një ceremoni e posaçme, ku ata nderohen me medalje te arta për arritjet e shkëlqyera në mësime.

Objekti i tenderit për blerjen e këtyre medaljeve duhet bere nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, por siç ndodh shpesh në këtë vend, kompetencat merren në bazë preferencash kryeministrore dhe nisur nga kjo, për vitin shkollor 2022-2023 tenderi i medaljeve, u zhvillua nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Një fenomen që ngre pikëpyetje dhe dyshime, qe me pas bëhen konkrete, prandaj po i marrim sipas radhës.

Bazuar ne dokumente, sipas kodit të referencës (REF-88156-11-17-2023)gara për këtë tender është hapur më 17 nëntor 2023, por nëse bën një kontroll në sistemin elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik nuk ka asnjë gjurmë të hapjes së garës në këtë datë.

Shpallja në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik është bërë vetëm më 30.11.2023, me fond limit 2,370,133.33 pa TVSH dhe afati për dhënien e ofertave është lënë po kjo datë: 30.11.2023.

Si procedurë, pas shpalljes së garës autoriteti kontraktor vlerëson ofertat dhe pas përzgjedhjes së më të përshtatshmes ai cakton fituesin.

Por jo ne rastin tone, ku shpallja e fituesit, i cili është ‘Pirro shpk’ dhe që ka ofruar 2,323,200.00, sa 98% e fondit limit është bërë në buletinin e datës 18 dhjetor 2023.

Deri këtu po themi se çdo gjë ësht٥ në rregull.

Ndërsa absurdi fillon tani.

Në buletinin nr. 103 të datës 26 dhjetor, rezulton se kontrata me kompaninë fituese është lidhur më 13 dhjetor 2023, pra 5 ditë përpara se të shpallej fitues nga Buletini Zyrtar.

Pra, lidhet njëherë kontrata dhe pastaj për ‘t’i larë duart’ me rregulloren e prokurimit publik shpallin fituesin 5 ditë më vonë. Por nuk mbaron me kaq!

Edhe pse fituesi është shpallur në datën 18 dhjetor, shpërndarja e medaljeve është bërë në 19 dhjetor nga kryeministri Edi Rama.

Pra, brenda 24 orëve, janë prodhuar plot 162 medalje të arta?

‘Fituesi nuk është shpallur me datë 18 por me 13 dhjetor, thjesht është shpërndarë në buletin më 18’- sqaroi përfaqësuesja e Shërbimeve Qeveritare.

Problemi është se ne buletinin zyrtar, edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë njoftim zyrtar për shpalljen e fituesit.

Pastaj kemi edhe diçka tjetër. Dakord, ne u përgënjeshtruam. 162 medalje nuk mund te prodhohen brenda 24 orëve, por brenda 5 ditëve.

Por çfarë thotë kompania fituese lidhur me këtë?

‘Jo, na duhet 2 muaj kohë për t’i bërë ato. Nuk mundemi për 6 ditë’.

Pra, gjithçka e qartë!

Kjo tregon hapur se marrëveshja për të porositur këto medalje është bërë shumë kohë më përpara se të përgatiteshin dokumentet e tenderit./Piranjat, Syri.TV

drejtoria e shërbimeve qeveritare

Sondazh

Poll