Sport

Otto Addo do të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit, për të marrë përsipër kombëtaren e Ganës...

Ish-ndërkombëtari ganez është përgjegjës për zhvillimin e talenteve në klubin gjerman

15 Mars 2024, 17:46 Nga DOSJA
Otto Addo do të largohet nga Dortmundi në fund të sezonit,

GJERMANI - Ish-lojtari i Ganës, Otto Addo, përgjegjës për zhvillimin e talenteve te Borussia Dortmund, do të largohet nga klubi në fund të sezonit për të marrë rolin e trajnerit të kombëtares së Ganës, tha klubi gjerman këtë të premte.

"Borussia Dortmund dhe trajneri përgjegjës për zhvillimin e të rinjve, Otto Addo, i japin fund marrëdhënies së tyre në verë. Trajneri 48-vjeçar kërkoi t'i jepte fund kontratës, në mënyrë që të merrte përsipër ekipin e futbollit të Ganës",- thotë klubi, në një deklaratë.

Te Borussia Dortmund, ish-sulmuesi ganez është përgjegjës për zhvillimin e talenteve, pasi ka punuar, për shembull, me Jadon Sancho dhe Erling Haaland, ky i fundit aktualisht në Manchester City.

"Të marr rolin e trajnerit të kombëtares është një privilegj i madh. Si trajner i përkohshëm pata mundësinë të fitoj pak përvojë në këtë rol dhe pres me padurim detyrën përpara",- tha ish-futbollisti.

Addo rikthehet në kombëtaren e Ganës, ku ishte në vitin 2022, përkatësisht në Kupën e Botës në Katar, me kontratë të vlefshme për tre vjet dhe me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera, e cila do të mbulojë Kupën e Kombeve Afrikane 2025 ( CAN) dhe Kupën e Botës 2026.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll