15 Mars 2024, 19:08
Nga N.F
Gazmend Bardhoku
AUSTRI- Një shqiptar i Kosovës u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri pasi sipas tij, menaxherët e kishin identifikuar si të huaj dhe i kishin kërkuar që të largohej. Mediat austriake Kurier dhe Krone i kanë bërë jehonë këtij incidenti.
Të martën e kaluar, rreth orës 22:00, Gazmend Bardhoku së bashku me disa shokë austriakë vendosen të shkojnë për t’u argëtuar në një diskotekë në Amstetten. Bardhoku ka treguar se pasi ka hurë në diskotekë ka shkuar në banjo. Pasi është kthyer tek shokët e tij ata i kanë treguar se sigurimi ka kërkuar qe Bardhoku të largohet nga ambientet.
“Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj”, ka thënë Gazmendi për gazetën austriake kurier.
“Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty.
Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, tha Gazmendi.
I bindur se kjo i është bërë për shkak të diskriminimit racor, Gazmendi nuk dëshiron ta lërë më kaq, ndaj ka angazhuar avokatin Hubert Niedermayr i cili kërkon 3 mijë euro dëmshpërblim.
“Ne kërkojmë 3,000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit. Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21," tha avokati. Ndërsa pronari i diskotekës nuk i ka pranuar akuzat.
shqiptar austri demshperblim
Bota
15 Mars 2024, 18:38
N.F
Dekorimet
SERBI- Një vjedhje spektalore është regjistruar në Serbi ku 43 mijë dekorata janë grabitur nga 10 persona. Fat...
Bota
15 Mars 2024, 18:28
N.F
Knut Abraham
GJERMANI- Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka reaguar në lidhje me deklarat e emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar u cili ...
Bota
15 Mars 2024, 18:09
N.F
Tomas Szunyog
KOSOVË- Shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar për herë të parë...
Bota
15 Mars 2024, 18:06
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndim...
Bota
15 Mars 2024, 17:15
N.F
Biden dhe Netanyahu
SHBA- Operacioni ushtarak i Izraelit në Gazë dhe pasojat e ofensivës mbi civilët palestinezë kanë qen&eum...
Bota
15 Mars 2024, 16:33
S.B
Emmanuel dhe Brigitte Macron
FRANCË- Zonja e parë e Francës, Brigitte Macron, është përdorur në një fushat&eum...
Bota
15 Mars 2024, 15:41
N.F
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite tha se palestinezë të armatosur kanë hapur zjarr përderisa turma njerëzish po prisnin kami...
Bota
15 Mars 2024, 15:31
N.F
Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me heqjen e...
Bota
15 Mars 2024, 15:16
N.F
Foto ilustruese
AFRIKË- Rusia ka ndryshuar strukturën e grupit të saj paraushtarak “Wagner” dhe e ka vendosur atë tashm&eum...
Bota
15 Mars 2024, 15:06
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
RUSI- Një incident i madh është regjistruar në qendrat e votimit në rajonin Tyumen të Si...