Bota

Grabitje marramendëse në Serbi/ Vidhen 43 mijë dekorata, arrestohen 8 persona, mes të dyshuarve edhe një zyrtar i lartë shtetëror

Sipas kallëzimit penal dhjetë persona në bashkëpunim kanë kryer vjedhje të rëndë të pasurisë shtetërore, përkatësisht 43 mijë dekorata shtetërore me vlerë jashtëzakonisht të lartë nga zyra e dekorimit e cila ndodhet në krahun e djathtë të SIV-së.

15 Mars 2024, 18:38 Nga N.F
Grabitje marramendëse në Serbi/ Vidhen 43 mijë dekorata,
Dekorimet

SERBI- Një vjedhje spektalore është regjistruar në Serbi ku 43 mijë dekorata janë grabitur nga 10 persona. Fati nuk ishte në krah të "skifterëve" pasi 8 prej tyre janë arrestuar dhe dy janë shpallur në kërkim. Autoritet serbe dyshojnë se grupi ka kryer edhe vjedhje në Pallatin e Serbisë ku kanë marrë një dekoratë me vlerë.

“Në një operacion të gjerë arrestimi të organizuar nga Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Shërbimi kundër Krimit privoi nga liria tetë persona ndërsa për dy persona Prokuroria e Tretë i ka paraqitur gjykatës propozim për lëshimin e urdhër-arresteve”, thuhet në njoftim.

Sipas kallëzimit penal dhjetë persona në bashkëpunim kanë kryer vjedhje të rëndë të pasurisë shtetërore, përkatësisht 43 mijë dekorata shtetërore me vlerë jashtëzakonisht të lartë nga zyra e dekorimit e cila ndodhet në krahun e djathtë të SIV-së.

Sipas nova.rs të dyshuarit janë marrë në pyetje, të cilët kanë paraqitur mbrojtjen e tyre ndërsa Prokuroria e Serbisë i ka dorëzuar gjykatës propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona, dhënien e urdhër-arrestit dhe caktimin e paraburgimit për dy persona, pasi nuk janë në dispozicion të organeve shtetërore dhe ndaj tre personave masa për mbarëvajtjen e procedimit penal.

Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd vazhdon me Departamentin e Policisë Kriminale, Shërbimin për Kundër Krimit, punën e mëtejshme për zbardhjen e të gjitha detajeve të ngjarjes në fjalë dhe përcaktimin e identitetit të të gjithë personave që kanë marrë pjesë në këtë vjedhje të rëndë të pasurisë shtetërore për të cilat publiku do të informohet më vonë. Në mesin e të dyshuarve për vjedhjen është edhe ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Slobodan Homen.

serbi vjedhje dekora

Sondazh

Poll