Bota

Kushtet e reja të Escobar për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Abraham: Asambleja Parlamentare do të vendosë në mënyrë të pavarur, do të vlerësojnë përmbushjen e kritereve

Abrahami përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" u shpreh se vlerëson shqetësimet e Escobar. Ai më tej u shpreh se mund ta sigurojë Escobarin se Asambleja Parlamentare do të vendosë në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe se ata do të vlerësojnë përmbushjen e tyre

15 Mars 2024, 18:28 Nga N.F
Kushtet e reja të Escobar për anëtarësimin e Kosovës
Knut Abraham

GJERMANI- Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka reaguar në lidhje me deklarat e emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar u cili u shpreh se duhen edhe dy kushte të tjera për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës.

Abrahami përmes një postimi në llogarinë e tij në "X" u shpreh se vlerëson shqetësimet e Escobar. Ai më tej u shpreh se mund ta sigurojë Escobarin se Asambleja Parlamentare do të vendosë në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe se ata do të vlerësojnë përmbushjen e tyre. Deputeti gjerman ka thënë se SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere për shkak të dënimit me vdekje.

escobar kie kosova knut abraham

Sondazh

Poll